Kanye West ka nisur të shqetësohet për shëndetin e tij mendor, pasi po e kupton se thashethemet për divorcin me Kim Kardashian po kthehen në realitet.

Reperi 43-vjeçar thuhet se po lufton me ankthin, pasi po largohet gjithnjë e më shumë nga Kim dhe nga fëmijët e tyre, sipas “Mirror”.
“Kanye nuk është mirë. Ai është në ankth dhe shumë i trishtuar. Ai e di se martesa ka marrë fund dhe e di që nuk ka më asgjë që mund të bëhet tani. Gjithashtu ai e di se çfarë po humbet nga Kimi”, ka thënë një burim pranë reperit për “People”.

Në fillim të vitit 2020, u konfirmua se Karadashian planifikonte t’i jepte fund martesës së saj me West.
“Ata nuk janë në të njëjtën faqe kur vjen puna tek e ardhmja e tyre si familje. Dhe Kim është shumë në rregull me këtë gjë. Megjithatë, ajo ka qëndruar pranë tij në një kohë kur disa gra të tjera nuk do ta kishin bërë”, thanë persona të afërt të yllit të televizionit asokohe.

Ndërkohë është mësuar se Kanye do të nisë një jetë të re, shumë larg SHBA-ve. Thuhet se reperi ka vendosur të jetojë në Evropë, ndërkohë që tetorin e vitit të shkuar vizitoi kryeqytetin e Britanisë.

Dyshja janë prindër edhe të 4 fëmijëve të vegjël, North, Saint, Chicago dhe Psalm.
© Panoramaplus.al
