28 Shkurt, 2022

“Është koha për të marrë armët”, këngëtari i njohur ukrainas del në luftë me ushtrinë


Lufta në Ukrainë është në qendër të lajmeve ndërkombëtare edhe në ditën e saj të pestë.

Së fundmi për të mbrojtur vendin e tij është bashkuar dhe këngëtari i njohur ukrainas teksa mijëra civilë kanë marrë armën kundra forcave ruse.  Bëhet fjalë për Andriy Khlyvnyuk, këngëtari kryesor i grupit Boom Box. Ai  është shprehur se është koha për të marrë pushkët pasi Vladimir Putin filloi një pushtim të plotë të vendit me 24 shkurt.

Grupi Boom Box ka publikuar nëntë albume dhe numëron më shumnë se 100 milionë klikime në YouTube. “Unë do t’i   çoj fëmijët e mi në një shtëpi të sigurt te gjyshja. Dhe pastaj do të kthehem për të ndjekur udhëzimet e qeverisë dhe nëse është e nevojshme do të marr armën dhe do të shkoj të luftoj për vendin tim.”- tha Khlyvnyuk  për Euronews. Gjithashtu ka treguar se kishte mbështetjen e plotë të gjithë fansave të tij në mbarë botën.

“Muzikantët janë paqebërës,” shtoi ai. “Por jo nuk është koha për të luajtur kitarë. Është koha për të marrë pushkët.”

Rikujtojmë se në mbrojtje të vendit të tyre kundër sulmit rus kanë dalë edhe personazhe të tjerë të njohur si kampioni botëror  i boksit Oleksander Usyk apo edhe miss Ukraina 2016 Anastasiia Lenna.

© Panoramaplus.al