Justin Timberlake ka konfirmuar se ai dhe bashkëshortja e tij Jessica Biel kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre dytë.
Këngëtari zbuloi se djalin e kanë pagëzuar me emrin Phineas.
Në korrik të vitit 2020 u përfol se çifti, të cilët tashmë janë prindër të djalit pesë vjeçar, Silas, kishin festuar ardhjen e një fëmije tjetër.
Dhe 39-vjeçari më në fund konfirmoi lajmin në një intervistë për The Ellen DeGeneres Show.
“Ishim në FaceTiming kur më the: ‘A dëshiron të dish një sekret?’ Dhe më pas Jessica hyri brenda dhe ju vendosët dorën në barkë dhe më treguat: ‘Do bëhemi me fëmijë tjetër!”– i tha DeGeneres gjatë intervistës, Justin Timberlake.
Dhe këngëtari iu përgjigj: “Jeni një nga njerëzit e parë jashtë familjes sonë që ia treguam.”
Teksa iu kërkua që të tregonte më shumë për emrin dhe moshën e djalit, Timberlake tha: “Po, unë do të të tregoj emrin e tij, është Phineas. Ai është i mrekullueshëm dhe është kaq i lezetshëm dhe askush nuk fle. Por ne jemi të mrekulluar. Jemi të ngazëllyer dhe nuk mund të jemi më të lumtur. Shumë mirënjohës.”
Çifti, i cili u martua në 2012, “pushtoi” titujt e mediave në vitin 2019 kur Timberlake i kërkoi falje publike bashkëshortes pasi u fotografua duke u kapur për dore me një aktore.
Ai u fotografua dorë për dore me Alisha Wainwright në New Orleans ndërsa po xhironte filmin “Palmer”.
Timberlake i kërkoi falje Biel dhe këmbënguli se asgjë nuk kishte ndodhur midis tij dhe Wainwright.










