1 Dhjetor, 2023

Është i fejuar por do të krijonte një lidhje për lojë, konkurenti i “BBV” habit me deklaratën: Do të bëja çdo gjë për…


Konkurenti i “Big Brother Vip Kosova” Ylli Dërvishi i njohur si Buci ka shokuar të gjithë me deklaratën e bërë së fundmi.

Buci pranon se do të krijonte një lidhje për lojë, ani pse është i fejuar: Do të bëja gjithçka për të fituar çmimin e madh

Ndonëse është i fejuar dhe e dashura e tij e pret jashtë, ai tha se është i hapur për të krijuar një lidhje në “BBV” duke treguar që do të bënte çdo gjë me qëllimin që të fitonte çmimin e madh.

“Po krijoj një lidhje për lojë. Unë kam ardhur këtu për të fituar çmimin dhe do të bëj gjithçka për ta fituar çmimin.”– tha ai.

“Yllit i hype në qafë edhe ia hapur këmbët rreth brezit, vallëzimi është vallëzim. Ia hape hape këmbët duke kërcyer. Se ke filluar lidhjen ti gjasmë” iu drejtua Shqipe Hysenaj konkurentit dhe Sentianën duke treguar se kohët e fundit dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Banori i BBVK ka treguar se është i gatshëm të shkojë deri në fund për të arritur qëllimin e tij, duke lënë të kuptohet se loja për të nuk ka kufij dhe se çdo veprim është i lejueshëm në ndjekje të fitores.

Disa ditë më parë Ylli ka harruar se shtëpia më e famshme në Kosovë, është në monitorimin e kamerave dhe publikut. Këta të fundit kanë kapur një detaj shumë interesant, teksa ‘Buçi’ kapet duke prekur Santianën nga të pasmet.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe po bëjnë xhiron e rrjetit.

 

@andreaaaaaaa80 #andreaaaaaaa80 #qorribibes ♬ Ali Baba – Adam Ferello

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al