29 Janar, 2021

Është fejuar me Machine Gun Kelly? Megan Fox fotografohet me një unazë gjigante në gisht


Megan Fox dhe partneri i saj, Machine Gun Kelly, janë fotografuar teksa ecnin në rrugët e New Yorku-t.

megan fox (5)

Por, përveç kombinimit të veshjeve me njëri-tjetrin, në sy ra edhe një unazë gjigante në gishtin e modeles, duke ngritur kështu dyshimet se çifti mund të jetë fejuar, shkruan “Daily Mail”.

megan fox (9)

Aktorja 34-vjeçare dhe partneri i saj u fotografuan sapo dolën nga hoteli ku po qëndronin, teksa po prisnin makinën e tyre. Dyshja gjatë kësaj kohe nuk mbante maska për t’u mbrojtur nga Covid-19.

megan fox (10)

Lidhja e tyre u bë publike në pranverën e vitit 2020, në të njëjtën kohë kur mediat shkruanin për ndarjen e Megan nga bashkëshorti i saj, Brian Austin Green.

megan fox (4)

Ish-çifti kanë edhe tre fëmijë së bashku, Noe, 8 vjeç, Bodhi, 6 vjeç, Journey, 4 vjeç.

megan fox (1) megan fox (7) megan fox (3)

© Panoramaplus.al