Tuna Sejdi dhe Patris Berisha prej disa kohësh përfliten për një ndarje.
Veprimet e këngëtares kanë ngritur dyshime të herëpashershme, sepse ajo hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit, duke e lënë Tian Sejdi.

Për më tepër, ajo e hoqi bashkëshortin ngaa lista e personave që i vogli ndjek.
Patris Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Soiree” me Jonida Shehun, së bashku me vëllain e tij, Robertin.

Përballë një pyetësori nga moderatorja, ata nuk kanë shpëtuar dot nga disa pyetje “të vështira”.
“Kush nga ju të dy është single tani?”, ka qenë një ndër pyetjet që u bëri Jonida.

Robert Berisha ishte i pari që u përgjigj pa hezitim: “Unë kam që dy vite që jam single”.

Ndërsa Patris Berisha nuk ishte dhe aq i qartë me përgjigjen.
“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është e ndërlikuar, në rrjedhje të lirë”,- u shpreh duke qeshur Patris Berisha.

Vëllezërit janë ndalur dhe kanë folur edhe për raportet që kanë me ish-vjehrrën.
Roberti tha: “Raportet i kemi aq të mira, sa që mami i Norës më thërret akoma dhëndri”.

Ndërsa Patrisi tha: “Tash vetëm me e-mail komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet.
Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e- mail e fshin dhe e shkruan prap dhe kështu e mban raportin të shëndoshë”.

Përsa i përket ndryshimit të mbiemrit të Tianit, vëllezërit Berisha thanë të dy njëzëri: “Rene dhe Tian Berisha deri ne vdekje”.
“Në Instagram mundesh t’ja bësh edhe Sali Berisha, por në çertifikatë ashtu do të ngelet. E kanë emrin e bukur dhe mbiemrin më të mirë që shkon me çfarëdolloj emri”, shtoi Roberti.

Vëllezërit janë pyetur se cili e merr hapin i pari për t’u pajtuar kur ndodh një sherr.
“Unë e marr hapin i pari. Lëshoj pe gjithmonë, jo vetëm me vëllaun”, është përgjigjur Patris Berisha.

Ndërsa Roberti ka shtuar: “Duke qenë se është pak më i vjetër në moshë. Ai që është gabim e merr gjithmonë hapin i pari”, duke na lënë të nënkuptojmë se ka qenë Patrisi i pari që iu ka dhënë fund mosmarrëveshjeve me vëllain e tij dhe se në fakt ka qenë faji i tij që ata nuk flisnin.

Ajo çfarë tjetër ka tërhequr vëmendjen është dora e fashuar e Patrisit, i cili e ka justifikuar se i ka rënë derës, prandaj edhe e ka vrarë kaq shumë.
“Ajo dera nuk ishte e butë”, u shpreh Patrisi teksa shtoi detajin se ka 1 muaj me dorën e vrarë.

Se çfarë ka ndodhur që e ka çuar Patrisin në momente nervash t’i binte derës, këtë nuk dimë t’a themi dhe as ai vetë nuk e shpjegoi.
© Panoramaplus.al


