Modelja e njohur, Isabelle Goulart e ka uruar partnerin e saj Kevin Trapp, për ditëlindje me disa fjalë shumë të veçanta. Me një postim që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram modelja ka postuar disa foto dhe video nga momentet e tyre private. Çifti, i cili u fejua në vitin 2018, ata shpesh preferojnë ta kalojnë verën në Mykonos.
39-vjeçarja braziliane e ka shoqëruar postimin duke shkruar disa fjalë të ëmbla për partnerin.
“Është e lehtë të biesh në dashuri me ty. Dhe të qëndrosh e dashuruar me ty, është edhe më e lehtë. Gjithçka është e veçantë dhe unike kur jam pranë teje! Sot festo dhe gëzo sepse e meriton!!! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.”
Trapp u përgjigj, duke komentuar nën postim: “Dashuria ime. Këto janë fjalët më të bukura që kam dëgjuar ndonjëherë! Faleminderit! Faleminderit që je pjesë e jetës sime! Faleminderit për çmendurinë, mirësinë dhe dashurinë tënde. Te dua shume!”.
10 Korrik, 2024

