Jo të gjitha femrat kanë guxim që të tregojnë celulitin, madje bëjnë gjithçka që ta fshehin e ta nxjerrin trupin sa më në formë.

Por një modele australiane ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram”, një video ku shfaq celulitin e saj.
Ajo është Jem Wolfie dhe ka zbuluar se nuk ka aspak turp nga celuliti, pasi është diçka shumë normale te femrat.

“Ne grumbullojmë yndyrna tek të pasmet, këmbët, ijet dhe krahët. E urreja celulitin edhe unë, por tani e pranoj dhe mendoj se është seksi nëse je në formë dhe bën palestër”, shkruan Wolfie në postimin e saj.



