Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për romancën e vajzës së tij, Lotina me reperin e njohur, Mozzik.

Politikani e ka quajtur reperin dhëndrin e tij të ri, teksa u shpreh se është gëzuar shumë për romancën e tyre.
“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, iu drejtua moderatori.
“Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë jam roker! edhe Unë e përmenda dhëndrin e ri, se e kam edhe të parin! Kënga është pranë martesës sepse është fejuar me një djalë nga Tirana, që është VIP në punën e tij. Në punën që bën është shumë i rëndësishëm”, tha politikani.

