12 Janar, 2021

“Është bekim nga Zoti”- Miliarderja e njohur i jep fund jetës, vetëvritet së bashku me vajzën e saj. Çfarë e shtyu drejt aktit ekstrem


Biznesmenja e njohur, Luo Lilli dyshohet se i ka dhënë fund jetës së bashku me vajzën e saj të sapolindur.

Lilli, e cila është parë nën shoqërinë e Rita Orës dhe Hilary Clinton, raportohet është hedhur apartamenti së bashku me foshnjën e saj 5 muajshe në krahë.

Zyrtarët në Hong Kong dyshojnë se miliarderja mund ti ketë dhënë fund jetës pasi vuante nga depresioni post-natal.

Ajo u gjet së bashku me vajzën në fund të një blloku apartamentesh.

Nuk dihet kush ishte babai i fëmijës së saj, megjithëse Luo konfirmoi se ishte nënë beqare në rrjetet sociale pak kohe vdekjes së saj.

Lajmi se një grua kaq e pasur dhe e suksesshme i ka dhënë fund jetës tronditi njerëzit në Hong Kong.

34-vjeçarja ishte shfaqur e lumtur në rrjetet sociale në ditët para vdekjes së saj.

Ajo së fundmi publikoi një fotografi në Instagram me vajzën e vogël, që e përshkrioi një “dhuratë nga Zoti”.

Në dukje, jeta e saj ishte e përsosur.

Ajo ishte vajza e vetme e Luo Lin, kryetarit të kompanisë së pasurive të patundshme Chengdu Jinlin Real Estate, familja e të cilit është përfshirë në mjekësinë kineze për gjashtë breza.

Luo filloi biznesin e saj të parë në moshën 28 vjeçare, përpara se të themelonte kompaninë e saj më të suksesshme TriBeluga në 2014, e krijuar për të mbështetur sipërmarrësit në Kinë, SHBA dhe Korenë e Jugut.

Familja e saj e pasur e dërgoi për të studiuar në Amerikë ndërsa ajo gjithashtu jetonte në Zvicër dhe Australi.

Luo publikoi foto në rrjetet sociale me Hilary Clinton dhe këngëtaren Rita Ora. Gjithashtu ishte shoqe e ngushtë me fituesen e medaljeve olimpike Guo Jingjing.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al