Aktori i njohur i fimave aksion, Mark Wahlberg ndonëse në moshën 52-vjeçare njihet për trupin e tij me muskuj dhe format perfekte.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, ai ka zbuluar “sekretin” për të mbajtur një trup në formë pavarësisht moshës që një person ka.
Aktori tregoi se çdo ditë zgjohet rreth orës 3:30, ndërsa fillimisht lutet, më pas bën ushtrime fizike, punon disa minuta me kompjuter dhe pastaj han mëngjes.
“Nuk ushtrohem aq fort sa dikur, tani kam rezultate më të mira duke praktikuar autofagjinë. Tani zgjohem çdo ditë rreth orës 3:30, pastaj marr pak kohë për t’u lutur, marr vitaminat, bëj stërvitje dhe më pas shkoj në punë. Marr dy vakte në ditë; një rreth mesditës dhe tjetri deri në orën 18.00. Në ditët kur kam stërvitje, përpiqem të ha më shumë. Por pesë ditë në javë mbaj një periudhë agjërimi 18 orëshe. Unë shkoj në shtrat gjithmonë rreth orës 19:30. Jam i vendosur të fle nga 7 deri në 8 orë. Familja ime nuk ka një ritëm të tillë, por është mësuar me rutinën time.”- tha ai.
© Panoramaplus.al

