6 Gusht, 2018

Ermela Mezuraj rikthehet aktive në “Instagram” me imazhe seksi


Të gjithë e mbajnë mend Ermelën, vajzën me portret shumë të këndshëm dhe me një tip shumë të shkathët, e cila fitoi edicionin e katërt të “Big Brother”. Ata që e kanë ndjekur atë spektakël, kanë parë që Ermela kishte konkurrencë të fortë me shumë meshkuj, të cilët kishin shumë shanse për të fituar këtë reality show, por në fund, me inteligjencë dhe shkathtësi, Ermela ia doli t’ua marrë fitoren si dhe çmimin prej 100 milionë lekësh.

Edhe pse me një tip të shkathët, e këndshme, me një portret prej barbie dhe me dëshirë për të qenë pjesë e ekranit, çuditërisht, Ermela u zhduk nga rrjetet sociale dhe nga jeta publike. Ndërsa sot ajo është rikthyer në “Instagram”, ku ka postuar disa foto shumë të bukura dhe seksi. Si gjithmonë, në plan të parë, portreti i saj i ëmbël.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al