“Lufta” virtuale mes dy moderatorëve mjaft të dashur për publikun shqiptar, Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqit, duket se vijon ende.

Në çdo fotografi që ata të dy publikojnë në rrjetet sociale, si Luana ashtu edhe Ermali nuk qëndrojnë dot pa komentuar dhe pa “ngacmuar” njëri-tjetrin.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në një fotografi të publikuar nga Ermali në “Instagram”, ku ai shfaqet me një motor dhe moderatorja bukuroshe ka lënë komentin e saj.

Duket se këtë fakt e ka kuptuar edhe vetë Mamaqi, i cili pasi Luana komentoi në një foto të tij duke i kthyer “hakun” ka shkruar: “hahahahahahaha. Nai ditë do kapemi për flokësh ne të dy”.

Gjithashtu në këtë foto ka komentuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i kujton se është koha e biçikletave.




PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
