8 Maj, 2018

Ermali i vjedh telefonin Besa Kokëdhimës, ja si reagon këngëtarja (VIDEO)


Këngëtarja Besa Kokëdhima së bashku me koleget e saj Rovena Dilo, Eneda Tarifën dhe Irma Libohovën do të mbajnë në datën 16 maj një koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve.

Por këtë të shtunë, katër këngëtaret e njohura do të jenë të ftuara në emisionin “Xing me Ermalin” ku do të flasin më shumë për këtë koncert live që titullohet ‘Divas Show’.

Por Besës i ka ndodhur e papritura ndërsa ka qenë duke xhiruar për emisionin e të shtunës. Moderatori i emisionit të njohur Ermal Mamaqi i ka vjedhur celularin këngëtares dhe ka filluar të xhirojë video pa dijeninë e saj.

?❤️ @ermalmamaqiofficial

A post shared by Besa (@besaofficial) on

Në videon e postuar në profilin e saj në “Instagram” shihet Ermali duke vrapuar pasi Besa e vuri re që telefoni i saj mungonte.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al