Marina Vjollca është e ftuara e radhës e spektaklit satiriko-humoristik ‘Xing me Ermalin’. Vetëm pak ditë pas dasme moderatorja ka pranuar të rrëfehet në Tv Klan përballë Ermal Mamaqit, televizion ku Marinën do e shohim së shpejti, por tanimë në moderimin e një spektakli muzikor.

Ajo dhe Ermali kanë përmendur si fillim se ata të dy nuk e kanë ftuar njëri-tjetrin në dasëm, as Ermali vite më parë kur u martua me Amin dhe as Marina në dasmën madhështore që organizoi para pak ditësh.

Kur Ermali i tha se përse nuk e ftoi, ajo ju kundërpërgjigj duke i kujtuar se as ai nuk e ka ftuar. Mesa duket moderatorët tanimë i kanë ‘larë hesapet’ në këtë drejtim./Panorama/
© Panoramaplus.al

