Fituesi i “Sanremo 2018” dhe përfaqësuesi i Italisë në “Eurovizion”, Ermal Meta ishte mbrëmë i ftuar në “Top Show Magazine”.

Pas koncertit të parë në Shqipëri, më 1 qershor në sheshin “Skënderbej”, Meta rrëfeu emocionet përballë publikut shqiptar, apo ashtu siç ai e quajti “shtëpisë së tij”.
Në fillim të intervistës kantautori shqiptar rrëfeu një detaj mjaft të veçantë për koncertin në sheshin “Skënderbej”. Ermali tregoi se është “frikacak” dhe këtë e ka kuptuar pikërisht para koncertit në Tiranë.
“Kisha pak frikë para koncertit, pasi nuk kisha bërë më parë një koncert në Shqipëri, kur bën një koncert në një vend tjetër është më ndryshe, por këtu isha në shtëpinë time. Ka qenë një emocion jashtëzakonisht i madh. Nuk e imagjinoja të ishin aq shumë njerëz. Isha në panik dhe nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë kjo gjë, as në “Sanremo” as në “Eurovision””, tha Ermal Meta.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
