1 Qershor, 2018

Ermal Meta ”ndez” skenën e sheshit “Skënderbej” me performancën e tij


Pak minuat më parë Ermal Meta ka filluar koncertin e tij në sheshin “Skënderbej”, i cili është mbushur plot nga publiku shqiptar. Ai e ka nisur të këndojë këngët e tij italiane që nuk janë të padëgjuara për ne.

I veshur me një xhaketë gold, Ermali po dhuron emocione të papara për të gjithë ndjekësit e tij.

Ermal Meta ka mbërritur prej ditës së djeshme në Titanë dhe pritet që koncerti i tij të zgjasë deri pas mesnate. Kujtojmë se me 3 qershore në atë skenë do të ngjitet dhe Rita Ora.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al