Kantautori Ermal Meta është një prej artistëve shqiptarë me famë ndërkombëtare.

Përsa i përket jetës private Ermali është treguar shumë i rezervuar dhe ka zgjedhur të mos japë shumë informacione publike.

Pas më shumë se 2 vitesh kur i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me Silvia Notargiacomo, këngëtari nisi një romancë të re me Chiara Sturdà.

Fituesi i “Sanremos” pranoi publikisht lidhjen me Chiara-n gjatë periudhës së izolimit, dhe prej disa kohësh ata janë fejuar.
Së fundmi, partnerja e tij festoi ditëlindjen e 30-të. E me këtë rast, ai i ka kushtuar një urim romantik në rrjetet sociale.

“Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”, ka shkruar Ermali.
© Panoramaplus.al
