6 Qershor, 2018

Ermal Meta flet për të atin dhe marrëdhënien e tyre që ka marrë fund (Video)


Këngëtari Ermal Meta është një nga djemtë më të përfolur të showbiz-it shqiptar e jo vetëm. Së fundmi ai u rikthye në Shqipëri ku ndezi skenën me performancën dhe këngët tij. Sigurisht që ky rast nuk u la pa u shfrytëzuar nga gazetarë të ndryshëm të cilët e ftuan për intervista në programet e tyre televizive.

Sigurisht që ai është pyetur për jetën, vështirësitë që ka kaluar, por edhe për marrëdhënien e shumë përfolur me të atin. E dimë se asnjëherë nuk ka pranuar të flasë shumë për të atin, por këtë herë Ermal Meta ka treguar të vërteten e marrëdhënies së tyre.

I ftuar në “Top Show Magazine” “Top Channel”, në programin e Alban Dudushit, këngëtari ka folur për marrëdhënien me të atin, ku ka rrëfyer gjithashtu se nuk mund ta falë atë.

Ai ka pranuar publikisht së nuk ka ndërmend ta falë të atin, në momentin që është pyetur nga moderatori se a do ta falë babain, ai është përgjigjur:

“Unë nuk jam Zoti, Zoti fal.”

 

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al