Këngëtari i njohur dhe i dashur nga të gjithë, ka qenë i ftuar në emisionin “Top Show Magazine” në “Top Channel”. Përveç momenteve të intervistës, ku ka folur për jetën, karrierën në Itali dhe familjen e tij, Ermal Meta ka kënduar gjithashtu.

Ermali është nga ata këngëtar që i shkruan vetë tekstet e këngëve të tij dhe ka treguar se në repertorin e tij ka edhe këngë shqip.
Njërën nga këngët Ermal Meta ka zgjedhur ta këndojë gjatë emisionit “Top Show Magazine”. Kënga titullohet “Në dorën tënde” dhe është një tekst i shkruar nga vetë ai. Gjatë intervistës ai ka rrëfyer se ka dëshirë të shkruaj edhe këngë në shqip.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

