Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Xing me Ermalin” moderatori Ermal Mamaqi paralajmëroi shikuesit se personazhi i cili do të hynte në studio pak sekonda më vonë, mund edhe ta braktiste emisionin.

“Dua të ftoj në skenë një aktor, që përveçse aktor, është dhe profesor. Këtij po nuk iu mbush mendja që ia vlen 100 për qind roli, ky nuk ta var fare. Madje jam pak në siklet se kam hall mos më çohet dhe largohet nga emisioni se mos nuk ia mbush mendjen!”- u shpreh Mamaqi, i cili menjëherë më pas ftoi në skenë aktorin e madh Gazmend Gjoka, që siç shpjegoi paraprakisht Mamaqi, është jashtëzakonisht selektiv përsa i përket punës së tij në teatër.

Gjoka është rikthyer rishatzi në Teatrin Kombëtar, për të vënë në skenë veprën “Rojat e Taxhit”, e cila ka rezultuar një sukses i vërtetë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

