Gjatë ditës së sotme kanë nisur të qarkullojnë lajme se moderatori Ermal Mamaqi dhe doktori i VIP-ave, Skerdi Faria kishin bërë një diskutim të ashpër në njërin prej postimeve të këtij të fundit.

Zakonisht Ermali bën komente qesharake te postimet e miqve të tij të njohur, por këtë herë nuk ka qenë ai i vërteti.

Në foton ku po tregohej një person që po dhuronte gjak, lexohet edhe komenti i Mamaqit të supozuar i cili shkruan: “Kur mer në intervist duet me majt mikrofonin nga vetja pastaj nga qytetari o shpirti vogël”.

Menjëherë pas kësaj, doktor Skerdi ndër të tjera i thotë: “Do të kapësh followersa?”. Megjithatë nuk e dimë nëse ky i fundit e ka kuptuar se personi në fjalë nuk ishte Ermal Mamaqi i vërtetë por dikush që hiqej si ai.


