Bëhet fjalë për biznesmenin e famshëm Hetem Ramadani i cili së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku është përballur me një “akuzë” të pazakontë.

Siç tregoi moderatori Ermal Mamaqi, Ramadani pak ditë më parë kishte qenë në shtëpinë e tij, ku kishte zbrazur tërësisht frigoriferin.

“Erdhi tek shtëpia ime dhe na bëri 200 mijë lek dëm, sepse na i hodhi të gjitha ushqimet!”- rrëfeu Mamaqi.

Por arsyen pas këtij veprimi, do ta mësoni mbrëmjen e sotme, në “Xing me Ermalin”, ku e ftuar është gjithashtu edhe moderatorja e sportit Ilda Bejleri..Xing/
© Panoramaplus.al

