22 Dhjetor, 2020

Ermal Fejzullahu bëhet nostalgjik, publikon foton e realizuar katër vite më parë. Ja si dukej familja e këngëtarit dikur


Përveç atmosferës festive dhe dhuratave, një tjetër moment shumë i bukur gjatë festave të fundvitit është realizimi i fotove familjare.

ermal fejzullahu (6)

E teksa vitet kalojnë, rikthimi tek to na bën të kujtojmë se sa shpejt kalon koha dhe se sa shumë gjëra ndryshojnë në jetën tonë.

ermal fejzullahu (1)

Së fundmi, edhe Ermal Fejzullahu është bërë nostalgjik dhe ka publikuar në rrjete sociale një foto të realizuar katër vite më parë krah familjes së tij.

ermal fejzullahu (5)

Në të shfaqen prindërit, bashkëshortja, si dhe tre fëmijët e këngëtarit, duke pozuar pranë oxhakut.

ermal fejzullahu (2)

Ana, vajza më e vogël e familjes, erdhi në jetë në vitin 2019, prandaj është e vetmja që mungon në këtë foto të bukur.

ermal fejzullahu (7)

© Panoramaplus.al