Kanë kaluar tre muaj që kur Erisa Xhixho u bë nënë për herë të dytë. Politikania e njohur solli në jetë një vajzë të cilës i vendosi emrin Nikol.

Erisa e dha lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël në një prej netëve kur konkurronte në spektaklin “C’est la vie”.
Ndërsa tani ajo ka publikuar një foto me të bijën në krahë, buzë detit dhe me një dedikim special.

“Tre muaj dashuri, me netë pa gjumë por e bekuar që të kam në krah dhe ndiej aromën tënde çdo ditë që rritesh. Të dua Nikol”, ka shkruar Erisa.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
