Gjithnjë e kemi parë si pjesë të politikës duke qenë shpesh zëri i femrave të LRI dhe LSI pranë Monika Kryemadhit. Por kësaj radhe, ajo erdhi me një paraqitje krejt të re për të gjithë ne.
Politikania Erisa Xhixho këtë vit, përveç gjithë impenjimeve të shumta si pjesë e LSI apo edhe impenjimeve në punë e familje, është pjesë e show-t të njohur “C`est la Vie`”, ku këndon përkrah këngëtarit Erik Lloshi.

Xhixho e ftuar në emisionin e fundjavës ‘’Thumb’’ ka zbuluar mesazhin që i ka dërguar presidenti Ilir Meta kur ka marrë vesh pjesëmarrjen e saj në spektakël, si edhe fjalët që i ka thënë Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së.

“Presidenti ka tjetër qasje tani. Më dërgoi sms kurajimi dhe më mbështeti, e vlerësoj”, tha Erisa .Ndërsa Monika Kryemadhi i ka thënë: “Shko bëj qejf, do kënaqesh…”, tregoi Xhixho.
© Panoramaplus.al

