6 Qershor, 2018

Erion Veliaj zbulon gjininë e fëmijës, do të bëhet baba i një…


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, zgjodhën 1 qershorin që të zbulonin lajmin e ëmbël që do bëheshin prindër.

“Gezuar 1 Qershorin dhe nga ne te tre! Ju duam shume te gjitheve”, kështu tregoi Veliaj se do të bëhej baba për herë të parë.

Ndërsa Xoxa bashkëngjitur me foton ku ishte ajo së bashku me të shoqin, shkruante: “Tre zemra që rrahin”.

Lidhur me këtë lajm mediat shkruan se Ajola do të sillte në jetë fëmijën në vjeshtë. Por tani është zyrtare, ajo pritet të lindë në muajin tetor.

Këtë e ka zbuluar vetë Erioni, duke shtuar se do të bëhet baba i një djali, edhe pse teksa ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” tha se dëshironte që fëmija i parë të ishte vajzë, shkruan “iconstyle”.

© Panoramaplus.al