Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa së shpejti do të bëhen prindër të fëmijës së tyre të parë.
Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku i Tiranës, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka befasuar ndjekësit.

“Gezuar 1 Qershorin dhe nga ne te tre! Ju duam shume te gjitheve”, ishte kjo mënyra dhe dita që zgjodhi të jepte lajmin e ëmbël.
Gjithashtu Ajola ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, dhe bashkëngjitur shkruan: “Tre zemra që rrahin”.


