Më 28 nëntor erdhi në jetë djali i Gold Ag dhe bashkëshortes së tij, Ermira Shkodra, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril.

Lajmin e bukur e dha vetë reperi, i cili publikoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku dukeshin dy dyart e tyre të mbledhura grusht.

Fakti që dita e lindjes së të voglit përkoi me Ditën e Pavarësisë, e bëri edhe më të lumtur Gold Ag, i cili në një intervistë të dhënë më parë shprehu dëshirën që Guerili të lindte në këtë ditë.

Ditën e sotme, edhe bashkëshortja e Gold Ag, publikoi në Instastory një foto krah së cilës shkruante disa fjalë zemre.

Ajo tregoi edhe tortën e veçantë që zgjodhën t’i bëjnë të birit, ku shkruhej: “Mirë se erdhe Gueril”.
“Faleminderit zot, për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni Arian Agushi, tash dashnin tonë e bën edhe më të plotë Guerili.
Lindi më 28 nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin.
Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim në të mirë e në gëzimet tuaja,”- shkroi ajo.


