Këngëtarja me super vokal, Era Rusi na ka njohur me mamanë e saj, edhe pse ajo ka zgjedhur që jetën private ta mbajë larg medias dhe syrit të publikut, ne nuk na kanë shpëtuar postimet e fundit të këngëtares.

Era publikuar një video në “Instastory”, ku duket teksa këndon së bashku me mamanë. Në videon e publikuar këngëtarja ka shkruar citimin “Mamaja më e mirë në botë”, por përveç kësaj duhet thënë se mamaja është edhe mjaft simpatike.

Në qoftë së kishim pikëpyetje se kujt mund t’i kishte ngjarë Era, me këto pamje e kemi më se të qartë se këngëtarja e paska trashëguar bukurinë nga mamaja, e cila edhe pse brune duket se ka shumë tipare të ngjashme me Erën bukuroshe.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
