Kohët e fundit jeta private e këngëtares së famshme Era Istrefi ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë, pasi po përflitet për një lidhje dashurie me producentin Diplo.

Thashethemet në lidhje me këtë nisën nga komentet që ata të dy i bënin njëri-tjetrit ku nuk mungonin deklaratat e dashurisë si “Të dua”.

Por ditën e sotme Era ka bërë një deklaratë të papritur. Në “Instastory” ajo ka publikuar një video ku tregon se ka blerë një unazë dhe sapo është martuar me veten.

“Zyrtarisht e martuar me veten”, shkruan Era në video. Pas ka bërë një tjetër postim ku ka shkruar: “Tani po festojmë”, ku ajo shfaqet vetëm në një lokal.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
