8 Qershor, 2018

Era Istrefi publikon këngën e re, provoni të qëndroni pa kërcyer (VIDEO)


Ashtu siç kishte lajmëruar, Era Istrefi ka publikuar ditën e sotme këngën e saj më të re. “Prisioner” quhet kënga që është e rrymës reggae dhe mjaft ritmike.

Ndërkohë kujtojmë se nuk kanë kaluar dy javë që kur u publikua kënga e re hit e Kampionatit të Botërorit.

Për herë të parë një shqiptare do të këndojë himnin e Botërorit dhe Era ia doli të jetë përkrah emrave të mëdhenj të muzikës dhe Hollivudit, si, Will Smith dhe Nicky Jam.

Këngëtarja shqiptare po korr sukses të madh në karrierën e saj duke na bërë krenarë të gjithë ne shqiptarëve.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al