Era Istrefi është një ndër artistet shqiptare, fama e së cilës ka kaluar të gjithë kufijtë, duke u bërë e njohur me artin e saj në të gjithë botën.
Edhe pse kohën e fundit nuk ka qenë aktive me këngë të reja, Era i ka mbajtur të informuar fansat përmes fotografive në rrjete sociale.
Në fotografitë e fundit, artistja shfaqet tejet joshëse, me një stil më ndryshe të flokëve dhe dukej në formë të mirë.
Era kishte bërë flokët me onde dhe kishte vendosur make-up të këndshëm në fytyrë, ndërsa dukej shumë joshëse.
Kujtojmë se pavarësisht asaj që fansat e Era Istrefit presin të dëgjojnë diçka të re nga këngëtarja, ajo ende nuk ka dhënë ndonjë datë për projektet e reja.








