Një ditë më parë këngëtarja shqiptare Era Istrefi mori vëmendjen e të gjithëve teksa performoi në finalen e Kupës së Botës, ku Franca fitoi kundër Kroacisë me rezultatin 4:2.

Era së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam ngritën gjithë stadiumin në këmbë me shfaqjen elektrizuese që dhuruan.
Këtë eksperiencë të paharrueshme, këngëtarja e ndau me ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, ku publikoi një foto me përshkrimin “Sapo performuam në Kupën e Botës 2018 me Will Smith dhe Nicky Jam. Çfarë momenti i pabesueshëm”.

Ndërkohë pas performancës, Era mori një serë urimesh nga familjarët, fansat dhe kolegët e saj të cilët i treguan se ishin krenar për arritjet e saj. Urimet nuk kanë munguar as nga dy shqiptaret me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora.

“Bravo Era”, i ka komentuar Dua në foton e publikuar nga Era, duke e shoqëruar edhe me një emoy zemër. Ndërsa Rita i ka lënë një koment këngëtares, duke i shprehur mbështetjen për suksesin që po arrin.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
