26 Maj, 2018

Era Istefi prezantoi këngën e botërorit, reagon për herë të parë Elvana Gjata (Foto)


Shumë nga artistët shqiptarë u treguan mbështetës duke uruar dhe përgëzuar pafund pjesëmarrjen e këngëtares nga Kosova, Era Istrefit në himnin e botërorit “Rusi 2018”, ku shumica prej tyre e quajtën këtë një nga arritjet më të mëdha.

E radhës që ka treguar mbështetje ndaj koleges së saj ka qenë Elvana Gjata, e cila pas daljes publike të këngës, ka postuar një poster të këngëtares nga Kosova në “Instastory” dhe mbi të ka shkruar “Yeahhhhh!!!” duke e shoqëruar këtë me duartrokitje.

Mesa duket Elvanës i ka pëlqyer shumë interpretimi i Erës dhe sigurisht që kjo është një arritje e madhe për këngëtaren e talentuar që pak e nga pak po arrin famën ndërkombëtare. Kujtojmë se ndër artistët që uruan publikisht Erën ishin; Capital T, Noizy, Robert Berisha, Nora Istrefi etj…

Panorama Plus    

© Panoramaplus.al