7 Shtator, 2024

Era e fortë i prish flokët gjatë një vizite në RAF mbretëreshës Camilla! Video-ja që po bën xhiron e rrjetit


Vizita e mbretëreshës Camilla në një bazë të RAF u bë virale në mediat ndërkombëtare kur erërat e forta i shpupuritën flokët.

E veshur me blu, 77-vjeçarja e përballoi erën kur zbriti nga avioni që e transportonte në bazën RAF (Royal Air Force) në Leeming, North Yorkshire.

Teksa përshëndetej me njerëzit që e prisnin aty, më kot u përpoq të rregullonte flokët që i binin në fytyrë.

Pamjet e shpërndara në media tregojnë mbretëreshën me flokët e saj të  çrrregullta. “Ajo ra viktimë e elementeve të premten, duke dëshmuar se as stilistët më të mirë nuk mund ta mposhtin nënën natyrë”, ka komentuar Telegrafi.

© Panoramaplus.al