Këngëtarja shqiptare Semi Jaupaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim në pamjen e saj.

Ajo ka guxuar duke i shndërruar flokët nga të shkurtër me ngjyrën xhinxher në të gjata në ngjyrë gështenje.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj look-un e ri, ndërsa duket që ndryshimi drastik që ka pësuar i shkon shumë.
“Epokë e re…”– ka shkruar këngëtarja krahas fotove të saj.

Mesa duket fansave iu ka pëlqyer shumë ndryshimi i Semit ndërsa të shumtë ishin liket dhe komentet positive që këngëtarja mori në postimin e saj.


