Këngëtari i njohur latin, Enrique Iglesias së fundmi ka shqetësuar të gjithë fansat e tij teksa ka treguar se nuk do të publikojë më albume muzikore.

“Është mbaruar. Në fakt do të dalë në shkurt. Ka përfunduar plotësisht. Ajo që unë dua të bëj është të xhiroj një ose dy video menjëherë përpara pjesës së dytë të turneut dhe ta lansoj atë”, tha ai gjatë një interviste për “Today”.
Ndërsa shtoi: “Kam shumë vite që punoj në këtë album. Dhe për mua ishte gjithmonë siç thashë, albumi im i fundit… ky është ai. Nuk do të bëj më albume”.
Megjithatë këngëtari nuk do të heqë dorë nga karriera muzikore, pasi ai do të publikojë këngë të reja.
© Panoramaplus.al

