19 Tetor, 2020

“Engjëll i dërguar për ne nga lart”- Mamaja e Gigi Hadid gjyshja më e lumtur në botë, publikon foton e ëmbël me mbesën


Mami i supermodeles Gigi Hadid, Yolanda Hadid ka ndarë një foto të rrallë të mbesës së saj të porsalindur.

Ish-modelja publikoi një foto të ëmbël teksa duart e mbesës mbanin gishtat e saj.

“Zemra ime është mbushur me aq shumë dashuri dhe gëzim për këtë vajzë të vogël ajo është një engjëll i dërguar për ne nga lart,”- shkroi ajo krahas imazhit.

Ndërsa falënderoi Gigi Hadid dhe këngëtarin, Zayn Malik që e bënë gjyshe.

“Faleminderit Mami dhe Babi që më bëtë gjyshe, e dua çdo minutë të saj,”- shtoi Yolanda Hadid.

Vogëlushja është fëmija i parë i modeles dhe të dashurit të saj, Zyan Malik.

Gigi Hadid konfirmoi ardhjen në jetë të vajzës së saj më 23 shtator ndërsa është treguar shumë e rezervuar për sa i përket detajeve të tjera.

Ende nuk dihet data kur vogëlushja ka ardhur në jetë apo emri i saj.

Ndërkohë që Gigi po ruan me fanatizëm imazhin e saj, pasi në çdo foto sigurohet që t’i mbulojë fytyrën.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al