6 Qershor, 2018

Eneda Tarifa emocionon me zërin e saj, merr pjesë në aktivitetin për fëmijët me sindromën down


Padiskutim është një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare dhe një personazh shumë karizmatik. Eneda Tarifa nuk ka të ndalur me aktivitetet e saj, edhe tani që ka mbaruar “The voice kids”. Me një aktivitet privat, në një lokal ku edhe këndon live, mendohej që do ishte e mjaftueshme për Enedën që të ndjehej e përmbushur, por jo.

Pak ditë më parë ajo së bashku me tre koleget e saj, gjithashtu shumë të talentuara, ndezën skenën e Pallatit të Kongresve, me “Diva Show”. Eneda Tarifa, Irma Libohova, Rovena Dilo dhe Besa Kokëdhima, sollën në kryeqytet, shijen e mirë që të lë muzika e kënduar nga profesionistët, e cila nuk zvenitet dhe sfumohet asnjëherë nga komercializmi i momentit, si gjithnjë kalimtar.

Ndërkohë për Enedën energjike, dëshira për të qenë pranë fëmijëve dhe për të kënduar bashkë me ta, nuk u përmbush mjaftueshëm mesa duket në netët e spaktaklit “The voice kids”. Ajo vijon aktivitetet me fëmijët e talentuar të atij spektakli aq të bukur. Nga profili i saj në instagram, mësuam se Eneda së bashku me skuadrën e yjeve të “The voice Kids Albania”, kënduan në mbështetje të fëmijëve me sindromën down tek Amfiteatri i Liqenit. “U kënaqëm me këta fëmijë të mrekullueshëm” – shkruan Eneda, ndërkohë që falenderon organizatoren e këtij eventi, Ori Kuçin, një emër i njohur si aktiviste për të drejtat e fëmijëve, por njihet edhe për dimensionin artistik pasi shkëlqeu në spektaklin “C’e la vie”. /PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al