Rihanna ka nisur një romancë të re me reperin e njohur Asap Rocky, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe miq të përbashkët të tyre.

Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York, sipas “Mirror”.
Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.

Por, duket se gjërat mes tyre po bëhen akoma më serioze. Mediat e huaja shkruajnë se Rihanna e ka ftuar reperin në Barbados, në vilën e saj private, ku po kalojnë edhe Krishtlindjet.
Asap Rocky është parë në aeroport me valixhe, ndërsa miqtë e këngëtares kanë treguar se ajo është shumë e lumtur për këtë marrëdhënie të re.

Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh tashmë. Asap Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe reperi ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes.

Rihanna i dha fund lidhjes me të dashurin e saj, miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti dhe më herët ka qenë në marrëdhënie me disa personazhe të tjerë të njohur, si Drake, Chris Brown etj.

Nga ana tjetër, Asap Rocky ka qenë në lidhje me Kendall Jenner, Daiane Sodre.
© Panoramaplus.al
