Enca ka nisur xhirimet për klipin e këngës “Dua”, e mesa duket këtë herë ajo nuk është mjaftuar vetëm me paraqitjen e saj ekstravagante në videoklip.

Këngëtarja do të ketë pjesë të xhirimeve edhe modelin spanjoll Pierluigi Fracassi.

Ka qenë vetë ky i fundit i cili ka konfirmuar ardhjen në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ndërkohë që ka realizuar edhe një video me telefon të këngëtares.


PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
