27 Prill, 2026

Enca zbulon statusin dhe ndez rrjetin me deklaratën e fundit


Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka rikthyer sërish vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë që ka ngritur menjëherë pikëpyetje për jetën e saj private.

671274312_18579248941027215_6291155293235168641_n

E njohur për natyrën provokuese dhe postimet që shpesh bëhen virale, artistja këtë herë ka zgjedhur t’u përgjigjet fansave përmes një pyetësori në rrjetet sociale, duke zbuluar edhe statusin e saj sentimental.

672366823_18579248971027215_7883409209209839173_n

Në përgjigjen që ka tërhequr më shumë vëmendje, Enca është shprehur se është “single”, duke lënë të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje dhe duke “alarmuar” ndjekësit meshkuj.

enca

Deklarata e saj ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, ku fansat nuk kanë kursyer komentet, duke e kthyer edhe një herë në një nga emrat më të diskutuar të momentit.

619829040_18552672886027215_252654276266905467_n

Nuk është hera e parë që këngëtarja luan me kureshtjen e publikut sa i përket jetës personale, por çdo postim i saj vijon të marrë vëmendje të madhe dhe të shpërndahet me shpejtësi në rrjet.

570010840_18534679417027215_8960126430763448199_n

573832544_18535238413027215_2997686594747080617_n

© Panoramaplus.al