Ka disa kohë që Enca po punon për të sjellë këngën e saj të re “Dua”. Këngëtarja së fundmi ka zbuluar sesi do të jetë e veshur në videoklip si dhe kush do të marrë pjesë në të.

Ndërkohë nëse mendonit se Encën do e shihnit të ekspozonte format e saj bombastike, këtë herë këngëtarja do shfaqet më e mbuluar se kurrë.

Ajo ka postuar një foto në “Instagram” ku shihet me një shami në kokë, e veshur me të zeza si një “vejushë” duke zbuluar pak kështu nga tematika e videos.

“Mars 2018 Dua”, shkruan Enca duke zbuluar kështu se muajin tjetër videoklipi do jetë i finalizuar.

Kujtojmë që pjesë e tij do jetë edhe modeli spanjoll me famë botërore Pierluigi Fracassi.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
