Ajo edhe pse është ndër emrat më të lakuar në showbiz, sa i takon jetës së saj private, e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjen së publikut dhe medias.
Por duket se ky Shën Valentin e ka gjetur këngëtaren më të dashuruar dhe më të lumtur se kurrë.
Enca ka bërë disa postime në Instagram, ku ka treguar se dikush është tejet i lumtur që e ka në jetën e tij, ndërsa ndodhet në Amsterdam. Këngëtarja shihet me një tullumbac në dorë, me mbishkrimin: Të dua kaq shumë.
Por veç kësaj ajo ka ndarë me fansat e saj edhe një letër në të cilën shkruhej një dedikim i ëmbël dashurie.
“E dashur, në ditën e Shën Valentinit po shpresoj, ashtu siç shpresoj gjithmonë, që ti do e kuptosh se lumturia që kam, është për shkakun tënd”, shkruhej në letër.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
