Këngëtarja e njohur shqiptare Enca prej kohësh qëndronte në ‘fronin’ e këngëtares më të ndjekur në ‘Instagram’. por duket se ajo duhet t’ja lirojë vendin një tjetër artisteje shqiptare.

Enca numëron rreth 2.1 milionë ndjekës por vendin e parë e ze Loredana me 2.2 milionë ndjekës.

Kjo e fundit ka qenë shumë e komentuar në media si për pjesën personale, ashtu edhe atë profesionale.
Ajo mori këtë vit çmim në “MTV EMA” dhe këngët e saj ishin shpesh në toplistë.

Por edhe Enca ka patur një vit të ngjeshur me projekte të shumta si: “Hajde”, “Jealous”dhe “Mwah”.


© Panoramaplus.al

