5 Qershor, 2020

“Emrin e kam Aurela Gaçe”- Çfarë e indinjoi këngëtaren e njohur: Ju ndaloj të më …


Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe i ka ndalur të gjithë që ta konsiderojnë “VIP”.

Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtarja shprehet se i ndalon njerëzit dhe mediat ta etiketojnë si “VIP”.

Aurela shtoi se është një njeri që njihet për shkak të profesionit që ushtron.

“Shoh shpesh tituj: Ja VIP-at që morën pjesë, ja cilët VIP-a shkuan, etj. Shoh edhe ndonjë koment kur thonë ju VIP-at etj., etj. Unë ju ndaloj të etiketoni të tillë. Ju lutem mos më etiketoni VIP as në shkrime e as në përshkrime. Nuk jam VIP. Jam njeri që njihem për shkak të pasionit dhe profesonit që ushtroj. Emrin e kam Aurela Gaçe dhe kaq,”- shkroi këngëtarja.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al