Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” do të startojë me 13 janar 2024, ndërsa së bashku me të do të fillojë edhe “BBV Fan Club” përmes së cilit do të bëhen përmbledhjet javore dhe do të komentohen situatat më interesante.

Së fundmi disa burime për ‘Kryefjala.com” kanë zbuluar se këtë vit ky emisioni do të moderohet nga moderatorja Enxhi Nasufi e cila aktualisht është një ndër prezantuesit e “Wake UP”.

Ndërsa nga ana tjetër përsa i përket personit që do të drejtojë “BBV3”, ndryshe nga vitet e tjera që ishte Arbana Osmani tashmë këtë vit spektakli do të prezantohet nga moderatori Ledion Liço.

Kujtojmë që disa ditë më parë Enxhi fitoi konkursin e kërcimit “Dancing with the Stars”.


