Modelja e njohur shqiptare, Kader Kicaj është banorja më e re e “Big Brother Vip Kosova”.

Në vitin 2016 ajo fitoi kurorën e më të bukurës së Prizrenit, ndërsa gjatë primet të mbrëmjes së djeshme bukuroshja u bë pjesë e këtij reality show.
Në klipin e saj prezantues, 25-vjeçarja tregoi se nuk ka asnjë pëlqim për ndonjërin nga konkurentët, ndërsa e bindur tha që do iua nxijë jetën banorëve.
“O jetën kam me ja nxi sikur flokët e mia. Asnjë pëlqim skam fare për asnjërin, por të gjithëve do ju pëlqej unë.”– tha ajo.

Nga ana tjetër modelja tha se është beqare, ndërsa mesa duket përveç çmimit të madh ka si synim edhe të gjejë dashurinë dhe këtë gjë e tregon vetë ajo përmes kësaj fraze: “Single un e single ti, single asnjëri hiç”.
Me të hyrë në shtëpinë e “BBVK” ajo është mirëpritur shumë mirë nga banorët, veçanërisht nga djemtë.
© Panoramaplus.al

