8 Nëntor, 2023

EMRI/ Kush është aktori i njohur që u shpall mashkulli më s*ksi në botë për vitin 2023?


Aktori i njohur i filmit “Grey’s Anatomy”, Patrick Dempsey është cilësuar mashkulli më seksi i vitit 2023, sipas revistës “People”.

Ndonëse është në moshën 57-vjeçare, ai ka rrëmbyer “kurorën” e më të bukurit.

“Jam i lumtur që e morën këtë vendim dhe jam unë këtë vit”, ai.

Në një intervistë për “People” të martën, ai deklaroi se ishte “plotësisht i shokuar” kur dëgjoi se kishte fituar këtë çmimi.

Isha plotësisht i tronditur dhe më pas fillova të qesh, sikur kjo është një shaka, apo jo? Unë kam qenë gjithmonë si ato vajzat që karakterizohen nga shprehja: ‘Gjithmonë shoqëruesja e nuses, asnjëherë nusja”! E kisha harruar plotësisht dhe as që e kisha menduar të isha në këtë pozicion. Kështu që egoja ime është e mirë’.Ata thjesht do të tallen me mua dhe do të zgjedhin çdo arsye pse unë nuk duhet të jem burri më seksi në botë. Kjo është diçka e mirë, ata më mbajnë të ri.”– tha ai.

Kujtojmë që vitin e kaluar këtë titull e fitoi aktori i njohur Chris Evans, duke u shpallur mashkulli më seksi në botë për vitin 2022 nga revista “People”.

© Panoramaplus.al